Histori dhe relaks të ndërthurura me kuzhinë unike
Një nga më të vegjlit, por ndoshta ishulli me i jashtëzakonshmi në botë! Bali është pjesë e Repulbikës së Indonezisë. Bali gjithashtu është i njohur si ishulli i Zotit dhe është i famshëm për trashëgiminë kulturore Balineze, artin, artizanatin dhe sigurisht njerëzit e tij.
Kultura unike, plazhe spektakolare, peisazhe të egra malore si dhe ushqim të shkëlqyer
Një nga më të vegjlit, por ndoshta ishulli me i jashtëzakonshmi në botë! Bali është pjesë e Repulbikës së Indonezisë, pjesë përbërëse e Arqipelagut Indonezian. Ka një sipërfaqe prej 5.632,86 kilometër katror. Bali është i ndarë në 9 distrikte: 8 qyteza (Badung, Glanyar, Tabanan, Klungkung, Karangasem, Buleleng, Jembrana dhe Bangli) dhe nje kryeqëndër Bali. Bali është i përbërë nga disa ishuj të vegjël si Nusa Penida, Nusa Ceningan, Nusa Lembongan, Ishulli Serangan dhe Ishulli Menjangan. Ka shume male dhe liqene. Malet më të rëndësishme, të cilët janë dhe vullkanor janë Gunung Agung dhe Gunung Batur dhe liqenet më të rëndësishme janë Beratan, Buyan, Tamblingan dhe Batur. Kryeqendra e Balit është Denpasar. Ndodhet një grumbullim vullkaesh të larta, krateret e tyre janë të mbushura me liqene të qetë rë rrethurar me pyje të dendur dhe majmunë. Bukuria origjinale e Balit është ende evidente, me tempuj madhështorë dhe festivale spektakolare të organizuara me peisazhe të harlisura shumëngjyrëshe. Resorti më i frekuentuar dhe i famshëm në Bali është “Kuta” me plazhe qelibar dhe të arta, me vila të panumërta dhe me jetë nate. Pranë zonës Sanur mund të shijosh qetësinë. Pika më e lartë e ishulit të balit është mali Agung me lartësi 3142m. Destinacioni kryesor i Balit është qëndra kulturore e Ubud, ku gjenden kërcimtarët tradocional që performojnë ne çdo ditë të javës dhe rrugët janë të mbushura nga arti dhe galeritë artizanale. Ishulli është i rrethuar nga shkëmbinjë koralor.
Ekologjia e pastër dhe numri i specieve ekzotike në habitatin e tyre natyror
Flora dhe fauna e Indonezisë është një miksim i specieve Aziatike dhe Australiane. Pyjet mbulojnë afërsist 60% të vendit. Kur hyn në Indonezi ju do të ndjeni aromat e ndryshme të shumë luleve si jasemine, zambaku i ujit, manjola dhe orkidea janë disa nga llojet e luleve qe do ti gjeni në dhuratat që i bëhen Zotit, në tempuj dhe kopshte. Gjithandej ka shumë tipe pemësh arrash kokosi dhe bambu. Sa për faunën Indonëzia të ofron një varietet vërtet të gjerë të specieve Aziatike si tigrat, elefantët, rinocerontet, majmunët orangutang dhe mbi 600 lloje shpendësh. Gjithashtu nuk duhet anashkaluar pa përmendur detet e pasura me ekosisteme koralore me peshq shumëngjyrësh koralor si dhe shkëmbinj koralor.
Kuzhina Balineze
Perdoren varietete të speceve, të bluara me perime të freskëta, mish dhe peshk. Pjesa e kuzhinës Indoneziane, paraqet indrigjentët tradicional të influencuara dhe miksuara me kuzhinën zonale, Kineze dhe Indiane. Përgatituni për pjata ekzotike të mahnitshme të zonës. Ju do të bini në dashuri me kuzhinën dhe ekperiencën e shëndetshme.
Kuzhina Balineze
Perdoren varietete të speceve, të bluara me perime të freskëta, mish dhe peshk. Pjesa e kuzhinës Indoneziane, paraqet indrigjentët tradicional të influencuara dhe miksuara me kuzhinën zonale, Kineze dhe Indiane. Përgatituni për pjata ekzotike të mahnitshme të zonës. Ju do të bini në dashuri me kuzhinën dhe ekperiencën e shëndetshme.
"ajri i ngrohtë më puth lëkuren, një fllad i ëmbël lehtë më shtyn flokët, duke prurë me vete zhurmën e rokullisjes së valëve dhe tingëllimin e çuditshëm të një zileje lope në distancë. Era e zbehtë e temjanit – një përshëndetje në mëngjes për Perënditë. Një vizion i ngjyrës së gjallë dhe jetës së harlisur, me lule kundër një sfondi të një qielli me diell që përzihet lehtë në oqeanin indian pa fund. Një moment qartësie dhe mirëkuptimi. Mirëmëngjes, Bali. Unë mund të të ndiej ty. "
- Candice McMillan
The Artful Ordinary